Hamilton pas ditëlindjes kthehet në shtëpi me këtë super femër

Formula 1 11 Korrik 2019 12:28

Jeta private e garuesit të famshëm britanik të Formula 1, Lewis Hamilton ka marrë një kthesë të madhe.

Britaniku është parë nën shoqërinë e modeles së famshme, Zahra Elise në një aheng së fundmi.

Si Hamilton që pushton pistat e Formula 1, edhe modelja bëri ‘bujë’ me pozat e saj në rrjetin social, Instagram.

Tani raportohet se dyshja Hamilton dhe Zahra janë në një lidhje dashurie.

Të dy e kaluan fundjavën së bashku në ditëlindjen e 40-të të komedianit Kevin Hart.

Pas largimit nga ahengu, Hamilton dhe Zahra janë parë duke hipur në veturën Range Rover në rrugën për në Los Anxhelos.

Pas një ndalese të shkurtë në një pompë benzene, dyshja shkuan në shtëpinë e 25-vjeçares.

Hamilton është i njohur për lidhjet e shumta të dashurisë, derisa në mesin e shumë femrave ka filtruar edhe me bukuroshen nga Kosova, Rita Ora.