Hamilton poston foto premtuese

Formula 1 07 Shkurt 2020 21:56

Lewis Hamilton është gati për sezonin e ri në Formula 1. Javën e ardhshme do të nisë prezantimi i makinave dhe piloti britanik është gati. Në një postim në rrjetet sociale ai konfirmon se është gati. “Një vit më parë në këtë periudhë peshoja 78 kg, tani jam 73kg. Gjithsesi, kam ende muskuj për të vënë dhe shumë punë për të bërë”, shkruan Hamilton.

Britaniku synon të barazojë rekordin e 7 titujve kampionë të Michael Schumacher, duke i “rrëmbyer” edhe rekordin e 91 fitoreve në Formula 1 (Hamilton ka 84 fitore).

Për t’ia dalë mbanë ka nevojë të jetë i qetë edhe mendërisht dhe në këtë drejtim ai konfirmon se marrëdhënia me babain e tij Anthony është sërish e mirë (nga ky vit Anthony Hamilton nuk është më menaxheri i Lewis).

“Ky vendim i marrë nga unë nuk ka ndikim në marrëdhënien tonë. Këtë dimër ka qëndruar shumë me mua, vetëm ne të dy. Askush nuk e zgjedh dot familjen e tij, por çdokush mund të japë maksimumin që gjërat të funksionojnë. Këtë gjë po bëjmë edhe ne”, tha Hamilton.

-->