Hamilton siguron ‘pole-position’, niset i pari në Austrailan GP

Formula 1 16 Mars 2019 08:34

Britaniku Lewis Hamilton ka arritur të sigurojë ‘pole-positon’ e parë, për garat e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.

Lewis Hamilton ishte protagonist absolut në pistën e Melbourne, duke siguruar ‘pole-position’ e gjashtë me radhë në këtë pistë.

“Jam duke u dridhur, ishte garë e ngushtë”, tha Lewis Hamilton, transmeton Insporti.com.

 

Piloti britanik i Mercedesit dominoi në kualifikuese, duke e përshkuar pistën me kohën më të mirë 1’20’’,486. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas me 1 të dhjetat më shumë. Pra, makina gjermane do ta nisë garën nga vija e parë e startit me të dy pilotët e saj.

 

Vendi i tretë në nisje i takon Sebastian Vettel, që bëri më mirë se Max Verstappen e Redbullit që do niset nga vendi i katërt.

Pozicioni i pestë në nisje për Charles Leclerc (Ferrari), që i parapriu Roman Grosjean (Haas). /Insporti.com/

 

-->