Hamilton uron kampionin e ri: Urime Max, shohim çfarë ndodh vitin tjetër

Sporte të tjera 12 Dhjetor 2021 16:21

Lewis Hamilton ka uruar kampionin e ri të Formula 1, Max Verstappen.

Verstappen ishte më i shpejti në garën e fundit të këtij viti, krejt falë një aksidenti katër xhiro para fundit të garës.

Pas fundit të garës, Hamilton ka uruar rivalin e tij holandez, duke vënë sytë tashmë kah sezoni i radhës.

“Së pari, shumë urime për Max dhe skuadrën e tij”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Por, jam shumë krenar për skuadrën time dhe ne kemi dhënë gjithçka. Unë ndjehesha mirë në bolid kohëve të fundit. Shohim se çfarë ndodh vitin tjetër”, ishin fjalët e britanikut.

Hamilton ndjekë titullin e tetë të kampionit, për të tejkaluar Michael Schumacher.

-->