Hamilton zbulon problemin: Ky është makthi im më i madh

Formula 1 06 Prill 2019 17:31

Në Bahrein, Lewis Hamilton fitoi garën e parë sezonale me makinën Mercedes, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme.

Gjithsesi, kjo fitore më shumë erdhi pas problemeve që pati makina Ferrari e Charles Leclerc se sa për meritë të pilotit britanik.

Ky sezon nuk ka qenë fort i mirë për Hamilton, që ka pranuar se ka disa probleme që duhet t’i riparojë në të ardhmen.

“Në Bahrein fituam më shumë prej fatit se sa për meritën tonë. Ne ishim konstantë, por jo të shpejtë sa Ferrari. Problem im më i madh për mua mbetet starti i garës, aty duhet të punoj më shumë. Kam punuar fort gjithë këto vite për këtë defekt që unë kam e megjithatë sërish gaboj. Do të vazhdoj të provoj të përmirësohem, kështu mund t’ia dal mbanë”, tha Hamilton.

-->