Hamiltoni nderohet me titullin “Sir”

Sporte të tjera 15 Dhjetor 2021 21:10

Lewis Hamilton e ka marrë titullin e veçantë për të arriturat në Formula 1, vetëm tre ditë pasi nuk e fitoi titullin e tetë të botës.

36-vjeçari nga Britania, Hamilton, u nderua me titullin “Sir” nga Princi Charles, gjatë një ceremonie në kështjellën “Windsor”.

Ngasësi i Mercedesit e humbi titullin 2021 në mes shumë kontestimeve. Fitues në Grand-Prixin e Abu Dhabit doli Max Verstappen i Red Bullit.

Hamiltoni u tejkalua nga kundërshtari i tij direkt për titull në xhiron e fundit.

-->