Hamiltoni – në gjendje jo të mirë mendore e emocionale

Sporte të tjera 31 Mars 2022 19:10

Lewis Hamilton ka bërë të ditur se është duke pasur vështirësi me gjendjen mendore dhe emocionale dhe ka thënë se është duke bërë gjithçka për të vazhduar tutje.

Kampioni i shtatëfishtë i “Formula 1”, i cili përfundoi në vendin e 10-të të dielën e kaluar në garën “Grand Prix” në Arabinë Saudite, ka njoftuar rreth kësaj çështjeje të enjten në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Një vit me shumë vështirësi, me çdo gjë që është duke ndodhur përreth nesh. E vështirë që në disa ditë të qëndrosh pozitiv. Kam hasur në vështirësi mendore dhe emocionale për një kohë të gjatë, por po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të vazhduar. Kemi shumëçka për të bërë dhe për të fituar”, ka shkruar Hamilton, i cili po zhvillon sezonin e 16-të në Formula 1.

-->