Hamiltoni sërish më i miri – e mbyll sezonin me fitore në Abu Dhabi

Formula 1 01 Dhjetor 2019 19:14

Ka përfunduar edhe gara e fundit e sezonit për vitin 2019 në Formula 1.

Një garë mjaft interesante është zhvilluar në pistën e Abu Dhabi, me skuadrat që kërkonin të merrnin pikë vitale nga kjo garë e fundit e sezonit, të cilën e fitoi shoferi i Mercedesit, Lewis Hamilton.

Shoferi holandez, Verstappen e mbylli garën në pozitën e dytë, i ndjekur nga Charles Leclerc i Ferrarit, që përfundoi në pozitën e tretë.

Në këtë garë, Max Verstappen dhe Charles Leclerc kanë zhvilluar një duel interesant për pozitën e dytë, duke kontestuar njëri tjetrin thuajse në secilën kthesë të pistës.

Vlen të cekët gjithashtu se Valtteri Bottas pati xhiron më të shpejtë në këtë garë, duke mbyllur në 1:39.715, kurse shoferi tjetër i Mercedesit, Lewis Hamilton, bëri xhiron e dytë më të shpejtë, me 1:40.008.

Me këtë fitore, Hamiltoni e mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit në Formula 1, me titullin e kampionit që e merr me vete. Ai tashmë e regjistron fitoren numër 84.

-->