Hamiltoni triumfon në Silverstone – raporti me video

Formula 1 14 Korrik 2019 16:45

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Anglisë, duke triumfuar sërish në pistën e Silverstone dhe vendosi rekord si shoferi me më numrin më të madh të fitoreve në këtë garë.

Kjo është hera e gjashtë që shoferi britanik e fiton garën e British GP.

Pavarësisht se e nisi në “pole position”, Valteri Bottas e mbylli në vend të dytë.

Ndërkohë që për Ferrarin e vetmja gjë pozitive janë paraqitjet e Charles Leclerc, i cili u ngjit në
shkallën e tretë të podiumit.

Sebastian Vettel, i nisur nga vendi i gjashtë, katranosi gjithçka në gjiron e 37-të, kur në tentativë për të kaluar Max Verstappen e goditi nga pas, duke dëmtuar hundën e makinës dhe mori 10 sekonda penallti, duke u renditur në vend të 15-të.

Gara e ardhshme është më 28 korrik, pas dy javësh, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimring.