Hamiltoni triumfues në Hungarian GP – pamje dhe raporti nga gara

Formula 1 04 Gusht 2019 17:24

Lewis Hamilton e ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë dhe ka marrë revanshin ndaj Max Verstappenit pas garës së Hockenheimit.

Britaniku arriti ta parakalonte kundërshtarin e tij tri xhiro para fundit, për t’u shpallur fitues i garës së Hungarian GP.

Në vendin e tretë është renditur shoferi i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili ka fituar duelin me shokun e skuadrës, Charles Leclerc.

Valtteri Bottas zhgënjeu në këtë garë, duke mbyllur atë në vendin e tetë.

Më poshtë keni edhe renditjen e plotë nga gara.