Hap i madh nga Arijanet Muriqi për t’iu bashkuar Kosovës

Nations League 12 Tetor 2018 15:01

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi sot ka aplikuar për të marrë pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai sot ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës.

19-vjeçari tani është portier te skuadra e Manchester Cityt.

Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja. Po ashtu, ka luajtur tri ndeshje për U-21 të Malit të Zi.