Hapen dyert e stadiumit që kushtoi më shumë se një miliard euro

Futboll 24 Mars 2019 19:46

Tottenhami po futet në një epokë të re, derisa klubi ka hapur dyert e stadiumit të renovuar, “White Hart Lane”.

Pas 118 viteve, stadiumi ikonik u mbyll në maj të vitit 2017, transmeton Insporti.

Vendimi u mor që klubi t’i përshtatej futbollit modern me një stadium të ri, i cili do të kishte për qëllim të tregonte ambiciet që ka skuadra për dominim në kampionatin anglez.

Fillimisht, projekti pritej të kushtonte rreth 450 milionë euro, mirëpo tani është kuptuar se klubi ka investuar më shumë se një miliard euro. /Insporti.com/

 

-->