Hapet procedurë disiplinore ndaj Xhakës dhe Shaqirit pasi ngritën shqiponjën

Futboll 23 Qershor 2018 23:40

Sipas redaktorit të “Daily Telegraph”, Ben Rumsby, FIFA ka hapur procedurë disiplinore për dy shqiptarët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi ngritën shqiponjën në stadiumin “Kaliningrad” pas golave kundër Serbisë.

Shaqa dhe Xhaka ia dhuruar tri pikë Zvicrës me dy gola të bukur në fitoren 2-1 kundër Serbisë.

Por, triumfi u la në plan të dytë edhe nga mediet ndërkombëtare pas festimit të golave me simbolin e shqiponjës.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i medieve në Serbi që nuk nguruan ta vlerësonin festimin e golave si provokim, madje kërkuan edhe reagimin e menjëhershëm të FIFA-s.

Të njëjtën gjë e kërkoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, që tani sipas redaktorit të “Daily Telegraph”, i është realizuar dëshira.

“FIFA sonte ka hapur procedurë disiplinore kundër Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri pasi bënë Shqiponjën gjatë festimit të golave”, ka shkruar Rumsby nw rrjetin social “Twitter”. /Insporti.com/

-->