Haradinaj e Veseli e urojnë Kosovën

Nations League 11 Tetor 2018 23:34

Fitores së Përfaqësueses së Kosovës i janë gëzuar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët pas ndeshjes kanë shkruar në profilet e tyre në Facebook.

Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Faleminderit djelmoshave të Përfaqësueses sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Evropian! RH.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar:

Kosova jonë e dashur.

Faleminderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni.