Haradinaj tregon pse vrapoi me fanellën e Shaqirit

Atletikë 28 Prill 2019 13:59

Kryeminstri Ramush Haradinaj së bashku me gruan Anita Haradinaj ka dalur për vrapim në gjysmë maratonën “Prishtina 2019”.

Ajo çka e bëri të veçantë Kryeministrin ishte veshja e fanellës së Liverpoolit, të cilën e ka shpjeguar pse e ka veshur.

Haradinaj thotë se një gjë të tillë ia kishte premtuar yllit Xherdan Shaqirit, i cili aktualisht mbron ngjyrat e ‘Të Kuqëve’.

Ndër të tjera, ai ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare.

Statusi i tij i plotë:

”Ditë e mrekullueshme në kryeqytet, ku u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës, e cila tashmë është bërë tradicionale. Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll. Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak. Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë. RH”.

-->