Harden ‘i çmendur’ – shënon 60 pikë në fitoren e Rockets (VIDEO)

Basketboll 01 Dhjetor 2019 08:55

James Harden ka regjistruar një tjetër mbrëmje të çmendur në NBA, në ndeshjen kundër Atlanta Hawks.

Rockets kanë mposhtur Hawks me rezultatin 158:111, për të përmirësuar rekordin e skuadrës këtë sezon.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Jame ‘The Beard’ Harden, i cili kontribuoi me plotë 60 pikë.

Harden ishte i saktë në 16 nga 24 tentime prej lojës së hapur, duke qenë edhe tetë herë i saktë nga distanca për tri pikë.

24 herë i saktë – është numri më i vogël në histori të NBA, për një ndeshje ku lojtari ka regjistruar 60 pikë.

Kujtojmë se Harden i shënoi këto 60 pikë në tre qereka lojë.

Ndërkohë janë zhvilluar edhe dy ndeshje ku janë arritur këto rezultate:

Philadelphia 76ers – Indiana Pacers  119:116

Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets  137:96

Top 5 aksionet e mbrëmjes

-->