Harden i dhuron leksion Clippers, fitore të lehta për Lakers e Toronton

Basketboll 14 Nëntor 2019 09:53

Skuadra e Houston Rockets fitoi 102-93 ndaj Los Angeles Clippers, në takimin që vuri përballë njëra-tjetrës dy nga ekipet më të mira në NBA. Ekipi teksan e meritoi fitoren, pasi e udhëhoqi sfidën gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur deri në 17 pikë.

Megjithatë, në fund Clippers hapën ndeshjen dhe tentuan të befasojnë, por pa sukses. James Harden, me 47 pikë të realizuara, ishte shënuesi më i mirë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Leonard për Clippers.

Me lehtësi fitoi skuadra e Lakers, që në fushën e saj mundi 120-94 Golden State, ndeshje e dominuar nga vendasit. Mungesa e titullarëve ndikoi te Warriors, ndërsa për Lakers u dalluan LeBron James me 23 pikë e 12 asist, mbështetur nga Davis me 22 pikë.

Fitore shënoi edhe Minnesota, që mundi 129-114 San Antonio, duke korrur suksesin e tetë sezonal. Wiggins me 30 pikë e Towns me 28 bënë diferencën në parket për vendasit, ndërsa 27 pikët e DeRozan për Spurs mbetën për statistikë.

Ndeshje spektakolare ishte ajo e luajtur në Boston, ku vendasit fituan 140-133 ndaj Washington. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për Celtics, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Walker 25 pikë më i miri).

Jashtë fushe fiton skuadra kampione e Toronto, që mundi 114-106 Portland (Siakam 36 pikë), ndërsa Orlando triumfoi 112-97 ndaj Philadelphia (25 pikë e 12 rebound prë Vucevic).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Memphis, 117-119

Orlando – Philadelphia, 112-97

Boston – Washington, 140-133

Houston – Clippers, 102-93

Minnesota – San Antonio, 129-114

Lakers – Golden State, 120-94

Portland – Toronto, 106-114

-->