Harden shkëlqen me 44 pikë për Rockets, Sixers pësojnë humbjen e parë

Basketboll 05 Nëntor 2019 09:41

Devin Booker i shënoi plot 40 pikë të sezonit dhe Ricky Rubio i shtoi edhe 21 pikë e dhjetë asiste për t’i ndihmuar Phoenix Suns t’ia shkaktojnë Philadelphia 76-ers humbjen e parë të sezonit, me rezultat 114:109.

Aron Baynes i kishte 15 pikë dhe i shënoi tre trepikësha, ndërsa Kelly Oubre kontribuoi me 14 pikë.

Suns ishin 53.2 për qind të saktë në gjuajtjet nga fusha dhe e siguruan fitoren e pestë në shtatë ndeshjet e zhvilluara, duke e shënuar kështu startin më të mirë të një sezoni që nga 2013/14.

Në anën tjetër, për Sixers shkëlqeu Al Horford me 32 pikë të shënuara, prej të cila 15 ishin nga trepikësha. Philadelphia kishte qenë e vetmja skuadër që s’kishte pësuar ende disfatë në sezonin e ri të NBA, pasi i fitoi pesë ndeshjet e para.

James Harden i shënoi 44 pikë dhe i bëri dhjetë kërcime për t’ia dhënë Houston Rockets fitoren në Memphis.

Harden ishte lojtari kyç në kthimin e fuqishëm të Rockets, mbrojtja e së cilëve i kishte pësuar nga 126 pikë mesatarisht në dy ndeshjet paraprake në Brooklyn dhe Miami, gjatë fundjavë.

Houstoni, që luajti për herë të parë këtë sezon pa Russell Westbrookun (pushim), i mori 16 pikë nga Eric Gorgon dhe 15 pikë e nëntë kërcime nga Danuel House Jr.

Top 10 aksionet e ditës në NBA: