Harroi Rita Orën – Hamilton ka një projekt me një biondinë tjetër të famshme

Formula 1 30 Qershor 2018 14:08

Këtë fundjavë në shtegun Red Bull Ring, zhvillohet gara për Shpërblimin e Madh të Austrisë në Formula 1.

Ndonëse fjala është për një shteg të ngushtë dhe të shkurtë, gara e Austrisë,është gjithnjë simpatike dhe interesante, mirëpo, kësaj here, lideri i renditjes së shoferëve, Lewis Hamilton, nuk është në fokus për shkak të rezultateve të tij në stërvitje.

Hamilton, i cili ka pasur lidhje romantike me Rita Orën, para dy vjetëve, ka konfirmuar se ka hyrë në një projekt me një këngëtare shumë të famshme.

Hamilton ka debutuar në muzikë, meqë paraqitet në këngën më të re të Christina Agulieras, të titulluar Pipe.

Britaniku 33 vjeçar, shoferi më i trofeshëm i gjeneratës aktuale në Formula 1 dhe një prej më të mirëve të histori, është i famshëm për episodet e tij prej një playboyi jashtë pistës dhe përveç Rita Orës, ai ka dalur me shumë femra të njohura nga bota e muzikës, shoë bizit dhe modës, përfshirë këtu emrat si Nicole Scherzinger, Winnie Harlow, Danielle Lloyd etj.

-->