Harrojeni Rashicën, shikoni ku kalojnë pushimet yjet e futbollit

Futboll 21 Qershor 2019 10:44

Pas një sezoni të gjatë që kulmoi me fitimin e titullit të Serie A me Juventusin dhe Ligën e UEFA Nation me ekipin kombëtar, Cristiano Ronaldo së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, janë nisur për pushime në Greqi.

Këtë e ka bërë të ditur veç Ronaldo me disa foto të publikuara në profilin e tij në Instagram.

CR7 së bashku me familjen e tij janë duke qëndruar në Methoni Royal, me hapësirë 630 metra katrorë.

Kopshte të jashtëzakonshme, plazhi me super pamje, qetësi maksimale, janë vetëm disa prej gjërave që e përshkruajnë këtë pjesë./Insporti.com