Harry Kane reagon pas shkarkimit të Mauricio Pochettino

Futboll 20 Nëntor 2019 10:34

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka falënderuar ish-trajnerin Mauricio Pochettino, shkruan Insporti.com.

Sulmuesi i “Gjelave” Harry Kane ka reaguar në rrjetin e tij social, Tëitter duke e falënderuar trajnerin argjentinas për këto vite të kaluar së bashku dhe se gjithmonë do të jetë mirënjohës.

“Do të jem falënderues për gjithmonë që me ndihmove të arrij ëndrrat. Kishim momente të mira në pesë vitet e fundit që nuk do t’i harrojë asnjëherë. Ishte trajneri dhe shoku im dhe të falënderoj për këtë lidhje. Suksese në sfidën e radhës”, deklaroi ai.

 

Trajnerin argjentinas, Pochettino u shkarkua pas rezultateve të dobëta në këtë fillim të sezonit të Premier Ligës.

Tottenhami ka emëruar, Jose Mourinho si trajner të ri. /Insporti.com/

-->