Hasani dhe Krasniqi nuk pranojnë ballafaqimin me Linda Shalën në emision sportiv

Basketboll 14 Mars 2021 13:07

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me datë 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), shkruan Insporti.

E ftuar në emisonin “Një kafe prej shpisë” në RTV21, Linda Shala ka zbuluar se Besim Hasani dhe Ismet Krasniqi nuk e kanë mbështetur atë, duke refuzuar edhe të përballen me Shalën në një emision sportiv.

“Prej 2004 marrë pjesë në asamblenë e KoK, e njohë shumë moti. Unë në momentin që kam vendosur të jem kandidate, e kam takuar Besim Hasanin edhe Ismet Krasniqin, prej të dyve e kam kërkuar mbështetjen e tyre, por ata kanë vendosur të kandidojnë vetë. E kanë anuluar përballjen në emision sportiv në KTV, pra unë isha e ftuar por nuk do të shkojë”, ka thënë Shala.

Megjithatë, Hasani kishte pranuar të ballafaqohej me Shalën në emisionin sportiv në KTV, por Ismet Krasniqi jo. /Insporti.

-->