Haxhi Krasniqi – Heidi Lushtaku, e papritur kjo që i ndodhi çiftit (FOTO)

Sporte luftarake 13 Shkurt 2020 15:22

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja, Heidi Lushtaku, prej vitesh kanë qenë në një lidhje dashurie.

Ata ndanin në rrjetet sociale fotot ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit. Madje ishte raportuar se boksieri dhe modelja donin ta çonin dashurinë në një tjetër nivel duke e kurorëzuar në martesë. Por, kjo mbeti një ëndërr e parealizuar për çiftin, pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në rrjetet e tyre sociale zyrtare nuk ka asnjë foto të tyre së bashku. Madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një krizë apo për një ndarje përfundimtare. Ende nuk ka një reagim nga modelja dhe boksieri në lidhje me lajmet.

-->