Haxhi Krasniqi në rrugën për titull të botës, mposhti polakun Grafka
Sporte luftarake
03 Shkurt 2018
21:45

Haxhi Krasniqi ka bërë hapin e parë drejt titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.
Sot në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, 30 vjeçari e mposhti polakun Bartlomiej Grafka.
Krasniqi fitoi në fund me vendim të gjyqtarëve, derisa kjo ishte etapë kualifikuese drejt titullit kampion të Gjermanisë.
Me këtë meç, Krasniqi e ka nisur tashmë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme, pasi dy herët tjera dështoi të shpallej kampion.
Kjo ishte sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.
Krasniqi tanimë i ka 47 fitore dhe pesë humbje.