Haxhi Krasniqi tregon se çfarë ka punuar para se të shkojë në Gjermani

Boks 19 Tetor 2020 08:30

Haxhi Robin Krasniqi javën që lamë pas është shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të mesme.

Krasniqi ka ardhur menjëherë në vendlindje, derisa ne një intervistë për emisionin “N’Kosovë show” ai ka folur edhe për të kaluarën e tij deri në realizimin e ëndrrës.

Kampioni i boksit nga Juniku tregoi se kishte punuar në autolarje deri kur kishte arritur në Gjermani.

Gjithashtu u ka thënë të rinjve që të punojnë shumë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Kujtojmë se Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel në raundin e tretë me nokaut pas një goditje të fuqishme.

-->