Haxhi Robin Krasniqi e mban premtimin, i dërgon në Prekaz titujt e fituar

Boks 15 Tetor 2020 16:35

Boksieri nga Juniku, Haxhi Robin Krasniqi fundjavën e kaluar ka arritur suksesin më të madh të tij në karrierën e tij duke u shpallur kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai pas këtij suksesi të arritur, ka ardhur në Kosovë e ku u prit nga disa prej liderëve të shtetit.

Gjithashtu boksieri shqiptar sot ka pasur edhe një konferencë për gazetarë ku ka treguar për suksesin e tij dhe duke treguar se ai asnjëherë nuk e harron prejardhjen e tij.

Gjatë konferencës ai premtoi se sot do ta vizitojë Prekazin për t’i dërguar titujt e fituar të shtunën e kaluar.

Këtë premtim ai e mbajti, pasi që udhëtoi drejt fshatit Prekaz dhe duke u fotografuar pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari së bashku me dy titujt e tij.

-->