Haxho rrëfen momentin e vështirë: Doktorët më pyeten për rezultatin e ndeshjes, pasi u përgjigja më zëvendësuan

Futboll 25 Janar 2021 12:07

Eglant Haxho pësoi një lëndim në kokë, të cilën e mori pas një përplasje të fortë me sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexhën në minutën e tetë të ndeshjes. Haxho që nga ai moment ka qenë i pa vetëdijshëm duke pasur probleme, për të cilin stafi mjekësor i Prishtinës nuk e ka vërejtur.

Numri një i portës së Prishtinës qëndroi në portë deri në minutën e 38-të, pasi nuk mund të vazhdonte dhe të rrezikonte më shumë. Pas një konsultimi me mbrojtësin Leotrim Bekteshi, ai vendosi që të zëvendësohej.

Në një bisedë me Insportin, ai tregoi momentin e vështirë të tij në ndeshjen ndaj Dritës.

“Nuk isha mirë. Kur më pyeten doktorët e klubit për rezultatin e ndeshjes, unë jam përgjigjur 1:0. Pas përgjigjes time, doktorët vendosën për zëvendësim”.

May be an image of playing a sport

Në bazë të kësaj përgjigje, kuptohet se Haxho ishte pa vetëdije plotë 30 minuta, pasi në momentin e zëvendësimit të tij rezultati i ndeshjes ishte 1:2 në të mirë të prishtinasve.

Në vend të portierit shqiptar u inkuadrua Ardit Nika, i cili bëri një punë mjaftë të mirë.

“Unë isha i shqetësuar shumë, pasi nga këto lëndime mund të ketë pasoja të rënda të cilat mund shfaqen më vonë, prandaj kam bërë edhe një incizim të kokës. Shpresoj të mos i ndodhë askujt. Tani, jam shumë mirë, kam stërvitur 100 për qind, i gatshëm për ndeshjet e radhës”, deklaroi 32 vjeçari.

Eglant Haxho me trofeun e Superkupës

Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës e cila u zhvillua më 23 janar në Antalia të Turqisë, për herë të parë jashtë trojeve shqiptare.

“Bardhekaltrit” fituan me rezultatin 1:3, duke e fituar këtë trofe për herë të dhjetë në histori të klubit. /Insporti.com/

-->