Hazard arrin marrëveshje me Borussia Dortmund

Futboll 28 Prill 2019 16:04

Mesfushori belg, Thorgan Hazard, e ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Hazard ka konfirmuar marrëveshjen e tij me klubin gjerman, Borussia Dortmund, transmeton Insporti.com.

Megjithatë, ai ka thënë se ende janë në bisedime për detajet e fundi të kontratës.

“Unë kam kontratë edhe për një edicion tjetër, por tashmë e kam thënë se dua të bëj një hap para në karrierën time. Unë dua të provoj gjëra të reja, tani mbetet te klubet që të arrijë marrëveshjen”, ka thënë Hazard.

“Unë kam marrëveshje personale me Dortmundin. Është jashtë dorës sime. Tani iu takon klubeve”, shtoi ai.

Thorgan është vëllau i yllit të Chelsea, Eden Hazard, i cili pritet të kalojë në Real Madrid pas përfundimit të sezonit të Premier League. /Insporti.com/

-->