Hazard afër këtij ekipi, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll 19 Prill 2019 13:55

“Telenovela” Eden Hazard duket se do të përfundoi.

Sipas të përditshmes “Marca”, Hazard do të jetë blerja më e re e skuadrës së Real Madrid.

Thuhet që marrëveshja me futbollistin belg do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Mes palëve ka një marrëveshje të avancuar, e përpiluar pas shumë muajsh bisedime intensive.

Po sipas kësaj gazete prestigjioze, Chelsea do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga ky transferim.

28-vjeçari mësohet se ka refuzuar tri ofertë të drejtuesve të bluve të Londrës për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte me çdo kusht t’i bashkohej Realit të Madridit, nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Deri në mbyllë të sezonit Hazard ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivit të mbetur: kualifikimit në Champions nëpërmjet Premier League-s dhe fitimit të Europa League-s (gjithashtu do t’i siguronte Chelsea-it pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm).

Eden Hazard do të jetë blerja e tretë e Realit të Madridit për sezonin 2019-2020 pas Rodrygos dhe Militaos./Insporti