Hazard bën huqjen e sezonit – fillojnë talljet në rrjetet sociale

Futboll 22 Tetor 2019 22:40

Mesfushori belg, Eden Hazard ka lëshuar një rast të pastër për gol ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Hazard doli i vetëm para portierit të Galatasaray pas një pasimi të bukur nga Karim Benzema. Madje, belgu arriti ta kalonte portierin por dështoi të shënontë në portën e zbrazët duke e goditur shtyllën.

Ish anëtari i Chelseat është duke u kritikuar në rrjetin social Tëitter nga tifozët e Real Madridit, duke e akuzuar për peshën e tij dhe se nuk është duke e respektuar fanellën.

 

Ndryshe, komentatori i ndeshjes në BT Sport ka thënë se Hazard këtë rast do ta shënonte me sy mbyllur po të ishte duke luajtur për Chelsea.

 

Real Madrid është duke e mposhtur skuadrën turke në udhëtim me rezultat minimal 0:1. /Insporti.com/

-->