Hazard e turpëron gjysmën e ekipit të West Hamit, shënon gol të çmendur

Futboll 08 Prill 2019 21:29

Eden Hazard ka shënuar një prej golave më të bukur të sezonit në Premierligë.

Ylli belg i Chelseat, shënoi gol të jashtëzakonshëm ndaj West Hamit pasi dribloi disa lojtarë, shkruan Insporti

28-vjeçari mori topin pothuajse nga mesi i fushës, para se të depërtonte në koridorin e kundërshtarit.

Belgu realizoi për 1:0 në minutën e 24-të të ndeshjes. /Insporti.com/