Hazard flet për të ardhmen e tij tek Chelsea

Futboll 10 Maj 2019 08:25

Eden Hazard mbrëmë me Chelsean ka kaluar në finalen e Europa League pas penaltive, duke e mposhtur Eintrachtin e Frankfurtit.

Hazard po lidhet me një largim të tij nga Chelsea, me destinacion të ardhshëm Real Madridin.

Belgu ka folur rreth të ardhmes së tij :

“Unë nuk mendoj për këtë. Unë jam vetëm duke menduar për të fituar diçka për këtë klub dhe këtë skuadër.

“Nëse është ndeshja ime e fundit unë do të përpiqem të bëj gjithçka për këtë klub për të fituar një trofe. Në mendjen time nuk e di ende [nëse do të jetë ndeshja e tij e fundit]”, përfundoi ai.

Chelsea e ka siguruar një vend për në Champions sezonin e ardhshëm, dhe është në garë për të triumfuar në Ligën e Evropës, ku luan në finale me Arsenalin./Insporti