Hazard flet përsëri për të ardhmen: Vendimi im është i sigurt, Chelsea e di

Futboll 13 Maj 2019 08:49

Sulmuesi i jashtëzakonshëm i Chelseat, Eden Hazard ka thënë se është vendosur gjithçka sa i përket të ardhmes së tij, por s’ka treguar nëse do të qëndrojë në Chelsea apo do të shkojë në Real Madrid.

Megjithatë, nëse nënkuptojmë diçka nga fjalët e tij, ylli i Chelseat duket gjithnjë e më afër Real Madridit.

28-vjeçari, që e mbylli sezonin me Chelsean në Premierligë me 16 gola dhe 15 asiste, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe se klubi i tij aktual (Chelsea) e di këtë.

“Vendimi im është marrë. Unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur. Kam marrë vendimin tim, por nuk mund të kontrolloj gjithçka. Dy javë më parë i thashë klubit përsëri se çfarë dua. Edhe nëse do të qëndroj në një dhom i heshtur, nuk më bën të mendoj. Vendimi im është i sigurt”, deklaroi Hazard.

Siç duket, deri më tani, Chelsea s’ka dashur të dëgjojë për largimin e tij nga “Stamford Bridge”, por Hazard ishte i qartë kur tha “unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi”.

Dëshira e belgut është që të luajë nën urdhëratë e Zidane dhe iu ka dërguar mesazh “Bluve të Londrës” që të dëgjojnë ofertën e Real Madrid.