Hazard heroi i Chelseat, blutë përfitojnë nga dështimi i Arsenalit

Futboll 26 Dhjetor 2018 22:34

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Watford me rezultat 1:2.

Skuadra e trajnerit Maurizio Sarri është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Watford, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.

Fundi i pjesës së parë solli dy gola, të shënuara nga të dy skuadrat.

Ishte Eden Hazard që në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi për 0-1.

Dy minuta më vonë, Watford u përgjigj duke barazuar 1:1 me golin e Pereyera.

Golin e fitores dhe të tre pikëve për Chelsean e shënoi Hazard, duke u treguar i saktë nga penalltia në minutën e 58’.

Për reprezentuesin belg ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje, dhe i 101 në fanellën e Chelsea.

Chelsea tani ka 40 pikë në pozitën e katërt, dy më shumë se Arsenali i vendit të pestë që u ndal në barazim te Brightoni.