Hazard insiston: “Nuk do të largohem në janar, por dua të shkoj në Spanjë”

Futboll 12 Tetor 2018 16:00

Eden Hazard është i vendosur, dëshiron të luajë në Spanjë.

Para ndeshjes së sotme me Zvicrën e shqiptarëve, të vlefshme për Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, 26-vjeçari ka përsëritur dëshirën për ta veshur fanellën e Real Madridit.

Sipas Hazardit, transferimi në Spanjë mund t’i ndihmojë për ta fituar edhe Topin e Artë, ashtu si Messi dhe Ronaldo që kanë triumfuar në 10 vitet e fundit.

“Të shkoj në Spanjë për Topin e Artë? Viteve të fundit fituesit kanë dal nga ajo ligë”, u shpreh Hazard.

“Tashmë kam folur shumë për të ardhmen, por nuk është opsion që të largohem në janar”, shtoi ai mes tjerash. /Insporti.com/