Hazard kërcënon Barcelonën: Ne jemi Chelsea, kampionët e Anglisë

Futboll 19 Shkurt 2018 20:17

Eden Hazard ka paralajmëruar Barcelonën para përballjes në Ligën e Kampionëve.

Ylli belg i Chelseat, ka folur në konferencën për shtyp, para takimit të parë të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë do të luhet nesër me fillim nga ora 20.45 në Stamford Bridge, ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet në Camp Nou tri javë më vonë.

Hazard, duke folur para gazetarëve, tha se Chelsea mund ta mposht Barcelonën.

“Ne luajmë futboll për ndeshje si këto [ndaj Barcelonës dhe klubeve të Manchesterit]. Ne jemi Chelsea, kampionët e Anglisë. Mund të ndeshemi me ta, dhe t’i mundim po deshëm”, shtoi Hazard.

“Ne e dimë se të mposhtet Chelsea është e vështirë. Jemi në formë të mirë. Luajmë ndeshjen e parë këtu. Do të japim gjithçka. Barca është një prej klubeve më të mira në botë, por në të kaluarën ka pasur telashe ndaj Chelseat”, potencoi belgu.

Ai gjithashtu ka folur edhe për krahasimin që i bëhet me Leo Messin.

“Është gjë e mirë të krahasohesh me lojtarin më të mirë ndonjëherë. Qoftë ai Messi apo Ronaldo, por unë jam ndryshe”.

“Të luash kundër Messit është gjithmonë gjë e mirë. Këtë e bëra njëherë me Belgjikën ndaj Argjentinës. Humba, pro shpresoj që nesër të jetë ndryshe”, përfundoi 27-vjeçari. /Insporti.com

-->