Hazard konfirmon transferimin në  Real Madrid: Është koha për sfidë të re

Futboll 29 Maj 2019 23:04

Chelsea është fitues i Ligës së Evropës pasi triumfoi në finale kundër Arseanlit me rezultat 4:1, shkruan Insporti.com.

Më meritori për këtë fitore është padyshim anësori belg, Eden Hazard i cili shënoi dy gola që mund të jenë të fundit në fanellën e Chelsea.

Hazard për BT Sport pas ndeshjes deklaroi se do të vendos në ditët e ardhshme.

“Ende nuk e di, e ardhmja ime do të dihet pas disa ditësh. Unë e kam bërë vendimin tashmë, do të varet nga të dy klubet, do të kuptojmë më shumë në ditët e ardhshme. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll nuk dihet, ndoshta është koha për një sfidë të re”, ka thënë Hazard, transmeton Insporti.com.

Real Madrid raportohet se ka dërguar ofertë prej 100 milionë euro dhe në ditët në vazhdim pritet zryrtarizimi i tij. /Insporti.com/