Hazard ndër më të mirët në rikthim, ja vlerësimet e lojtarëve në sfidën Real Madrid – Eibar

Futboll 14 Qershor 2020 21:58

Real Madridi e nis me fitoren ndeshjen e parë pas pauzës për shkak të coronavirusit, transmeton Insporti.

Të zgjedhurit e Zindine Zidane fituan me lehtësi përballë Eibarit në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në La Ligën spanjolle.

Real Madridi ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.79, derisa Eibari u vlerësua me 6.36.

Eden Hazardu u rikthye në fushë të blertë për herë të parë që nga muaji shkurt ndërsa u vlerësua me notën 7.5 nga “WhoScored”.

Lojtari me performancën më të mirë në këtë sfidë ishte mesfushori gjerman që realizoi golin e parë, e që u notua me 7.9.

-->