Hazard në hall: Mundohem të mos ha shumë, por nuk është aspak e lehtë

Futboll 13 Prill 2020 23:57

Eden Hazard po i kalon në shtëpinë e tij në Madrid ditët e karantinës, me shpresën që deri në maj do të qetësohet gjithçka për të nisur dalëngadalë me jetën normale.

Për futbollistët këto ditë izolimi për shkak të COVID-19, nuk janë të lehta, të paktën kështu thotë Eden Hazard.

Ata duhet të kujdesen që të mos shtojnë peshë dhe të stërviten vazhdimisht për të qëndruar në formë, diçka që sipas yllit të Real Madridit nuk është e lehtë.

“Mundohemi që të mos hamë shumë, tentojmë të qëndrojmë sa më larg gjërave ushqimore, por nuk është aspak e lehtë”, tha Hazard në një lidhje në rrjetin social Instagram.

“Punoj shumë me fizioterapistin përmes videove. Bëj shumë ushtrime gjithashtu edhe për kyçin e këmbës.

Karantina? Sido që të jetë, ka të tjerë që kalojnë shumë më keq, ne nuk duhet të ankohemi. Kemi kopësht, mund të dalim dhe kohë pas kohe luajmë me fëmijët”, tha ylli belg i Real Madridit.

Eden Hazard është operuar në kyçin e këmbës së djathtë, dhe mund të jetë gati për rinisjen e sezonit në fund të muajit maj, ashtu siç janë duke planifikuar të fillojnë gjitha ligat në Evropë.

-->