Hazard në Madrid? Morata dridh Chelsean

Futboll 09 Tetor 2018 23:50

Eden Hazard është temë diskutimi në gjitha mediet botërore, pas insistimit se dëshiron të luajë në Spanjë te Real Madridi, edhe pse kjo e fundit kishte mundësi gjatë verës për ta blerë, por nuk deshi të paguajë 200 milionë euro.

Zërat për një kalim të mundshëm në Spanjë, madje gjatë afatit kalimtar të janarit, i ka rritur edhe më shumë ish sulmuesi i Los Blancos, Alvaro Morata.

“Ju mund ta vendosni atë (Hazardin) në çdo pozicion në sulm”, u shpreh fillimisht Morata.

“Nëse ai e thotë aq qartë (se dëshiron të luajë në Spanjë) se kjo është dëshira e tij, atëherë kjo është e vërtetë”, shtoi Morata për fjalët e Hazardit që i tha ai gjatë një interviste.

“Ne e kemi komentuar këtë dhe ai nuk dëshiron që të largohet nga Chelsea, por nëse Madridi bën ofertë për të… nuk mund të parashikojmë çfarë do të ndodhë. Ai ka marrëdhënie shumë të mira me klubin, një ofertë të mirë do ta merrnin në konsideratë”.

Hazard e ka nisur furishëm sezonin 2018/19.

Pas 8 xhirove në Premierligë, ai ka shënuar 7 gola, 5 realizime më pak se gjithë sezonin e kaluar, teksa ka edhe 30 xhiro në dispozicion. /Insporti.com/