Hazard: Nuk luaj kurrë në një klub tjetër anglez

Futboll 28 Maj 2019 19:40

Sulmuesi belg ka treguar se e ardhmja e tij do të zbulohet pas finales së Europa Leagues

Eden Hazard i ka qetësuar sadopak tifozët e Chelseat.

Ylli belg është zotuar se nuk do të luajë kurrë në një klub tjetër anglez përpos “Blues”.

Sidoqoftë, 27 vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Stamford Bridge”.

Madje, ndeshja finale e Europa Leagues të mërkurën mbrëma mund të jetë e fundit për të me ekipin londinez.

“E ardhmja ime është e tëra në duart e klubit. Për momentin në kokën time nuk është dilema ‘po shkoj apo po rri’. Unë vetëm dua ta fitojë këtë trofe, nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo. Pas finales do të shohim. Natyrisht, unë nuk do të mund të luaj kurrë në një klub tjetër anglez. Jam një “Blue” dhe kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Hazard.

Në Spanjë janë tashmë të sigurt: Hazard do të transferohet në Real Madrid gjatë kësaj vere

-->