Hazard pyetet nga tifozët për të ardhmen, kjo është përgjigja e tij

Futboll 06 Maj 2019 10:27

Eden Hazard është emri më i përfolur në muajt e fundit për shkak të ardhmes së tij të pa sigurtë në klubin anglez, Chelsea.

Hazard në këtë sezon ka shkëlqyer me 16 asistime dhe 15 gola duke bërë sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Megjithatë, tifozët e Chelseat janë në makth për shkak se futbollisti belg ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, në të cilën shihet Hazard i ndalur me makinën e tij pranë disa tifozëve të Chelsea.

Ata e shfrytëzuan momentin duke e lutur që të qëndrojë në klub por reagimi i tij ishte më shumë se do të largohet.

Hazard e tundi kokën kur u pyet nëse do të qëndronte në Chelsea dhe pastaj u largua me makinën e tij.

Ylli belg është synimi kryesor i Real Madridit në këtë verë dhe shumë shpejt pritet të dërgohet oferta e parë. /Insporti.com/

-->