Hazard – Real Madrid, merr fund gjithçka

Futboll 29 Maj 2019 08:07

Real Madridi dhe Chelsea raportohet se kanë arritur një marrëveshje sa i përket sulmuesit, Eden Hazard.

Bisedimet gjatë dy javëve të fundit thuhet se kanë një rezultat të kënaqshëm për të dyja palët dhe tashmë dihen edhe disa detaje rreth saj.

E përditshmja britanike, The Sun shkruan sot se madrilenët janë pajtuar që të ndajnë hiq më pak se 130 milionë euro për futbollistin belg.

Në fakt, londinezët do të paguhen 113 milionë euro dhe 17 sosh të tjera do t’i takojnë bluve në rast të fitimit të trofeve nga ana e Los Blancos.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me kampionët në fuqi evropian, ku do të ketë një pagë mujore prej 1.8 milionë eurove.

Ndryshe, Hazard do të luajë sonte ndeshjen e fundit me klubin, kur Chelsea do të takohet në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit.