Hazard – Real Madrid, zhvillimi i fundit është befasues

Futboll 09 Tetor 2018 10:04

Real Madrid synon që të përmirësojë rezultatet pasi e nisi jo aq mirë sezonin e ri. Për këtë ata synojnë përforcime në afatin e janarit. Një prej caqeve të tyre është edhe mesfushori në formë i Chelseat, Eden Hazard.

Belgu ka qenë në formë të jashtëzakonshme kohët e fundit. Sivjet ai ka realizuar shtatë gola në Premier League, derisa madrilenët po kalojnë nëpër fazën më të dobët të realizimit që nga viti 1985.

Presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, shpreson që t’i qetësojë tifozët duke sjell Hazardin në Bernabeu.

Sipas Cadena Ser, Real Madridi do të tentojë që ta transferoj belgun në afatin që po vjen.

Hazard ka deklaruar dje që ëndrra e tij është të luaj te madrilenët, andaj këta të fundit janë vënë në aksion.

Real Madridi është i gatshëm që t’i ofrojë Chelseat 150 milionë euro për transferimin e belgut, mirëpo blutë nuk do ta largojnë atë pa gjetur zëvendësuesin.