Hazardi befason tifozët e Realit: Nuk jam ende galaktik

Futboll 30 Shtator 2019 17:29

Eden Hazard është në dijeni për numrin që e mban në shpinë.

Belgu është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League që Real Madridi do ta zhvillojë të martën me Club Brugge në “Santiago Bernabeu”.

28-vjeçari nuk po e gjen formën e dikurshme te Madridi dhe tashmë është vërshuar nga kritikat.

Për më tepër, ai mban në shpin numrin ‘7’, të legjendave që kanë shkruar histori me Madridin – i fundit që e bëri këtë është Cristiano Ronaldo.

“Të gjithë e dimë historinë e numrit ‘7’ për këtë klub dhe ende duhet të dëshmoj sepse ende s’jam galaktik”, tha Hazard.

“E di se nga unë presin që t’i shënojë tre gola për ndeshje… duhet të prisni, golat do të vijnë”.

“Unë jam kritikues i vetvetes dhe duhet të dëshmoj se mund të jem më i miri në botë, të kënaqem dhe të jap më të mirën, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Nuk dyshoj në vetveten, i besoj vetes”, përfundoi ai.