Hazardi e lë prapa edhe Ronaldon

Futboll 08 Prill 2019 23:14

Eden Hazard e ka lënë prapa edhe Cristiano Ronaldon, sa i përket statistikave në Premierligë.

Belgu me Chelsean shkëlqeu në fitoren kundër West Hamit në ‘Stamford Bridge’, me dy golat e realizuar në fitoren 2:0.

Hazard, përveç se është përfshirë në më së shumti gola në Premierligë (28), e ka lënë prapa edhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

28-vjeçari tashmë e ka tejkaluar portugezin me numrin e golave, me gjithsej 85, një më shumë se ylli i Juventusit.

Hazard është lidhur fuqishëm me një kalim te Real Madridi në verë, andaj ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në ‘Stamford Bridge’. /Insporti.com/