Hazardi flet pas golit të parë me Realin

Futboll 08 Gusht 2019 11:25

Pas pesë ndeshjeve para-sezonale pa gol me fanellë të Real Madridit, Eden Hazard më në fund realizoi kundër Red Bull Salzburg të mërkurën.

Belgu shënoi një gol të shkëlqyer në kundërsulm, me një goditje mjaft të bukur me të djathtën.

Ish-lojtari i Chelseat mendon se ky gol do t’i japë atij shtytjen që i nevojitet përpara fillimit të edicionit të ri në La Liga.

“Jam i lumtur, ishte një miqësore, por qëllimi ynë është të jemi gati për Celta [Vigo]”.

“Ne e dimë se është para-sezon por goli sjell besim”.

“Kur je në fushë, dëshiron të fitosh dhe, nëse je një sulmues, dëshiron të shënosh”, deklaroi Hazard.