Hazardi i befason tifozët e Realit, ky do të jetë numri i tij me fanellën e ‘Los Blancos’

Futboll 14 Korrik 2019 18:51

Eden Hazard nuk është në gjendje të marrë fanellën me numër 10 te Real Madridi, pasi aktualisht është e zënë nga Luka Modric, kështu që belgu thuhet se ka vënë syrin në një numër tjetër: numrin 23.

Në Madrid kjo fanellë është sinonim me David Beckham, por për Hazard ka një tjetër kuptim.

Belgu është një tifoz i zjarrtë i basketbollit dhe, si i tillë, nuk ka numër më prestigjioz se numri 23.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Jordan, e bëri të famshëm këtë numër me Chicago Bulls, dhe së fundmi LeBron James e ka veshur atë me Cleveland Cavaliers dhe tani te Los Angeles Lakers.

Hazard ka zgjedhur numrin 23, dhe gazeta spanjolle Marca konfirmon se nuk ishte rastësi që 28-vjeçari u përcaktua për këtë numër. Sezonin e kaluar, Sergio Reguilon ishte lojtari që mbajti këtë fanellë.

Kur Hazard u paraqit si një lojtar i ri i madrilenëve, thuhej se ai mund të mbante numrin 7, duke ndjekur gjurmët e legjendave si Raymond Kopa, Amancio Amaro, Juanito, Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, qëndrimi i ashpër i Mariano Diaz që ai nuk dëshiron të largohet do të thotë se ai nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ky numër, veçanërisht pasi beson se ai mund të ketë një vend në skuadrën prej 25 lojtarëve.

Nënshkrimi i fundit i madh për me numër 23 ishte Isco, me Mesut Ozil që mbante numrin 10 pas mbërritjes së tij, para se mesfushori spanjoll zgjodhi numrin e tij të preferuar që e mbante te Malaga, numrin 22.

Hazard shpreson se duke mbajtur numrin 23 në shpinë të tij do t’i mundësojë atij të kopjojë disa nga sukseset që Jordan dhe James kanë treguar në fushën e basketbollit .