Hazardi i bën ‘horë’ bashkëlojtarët në stërvitje

Futboll 15 Korrik 2019 19:57

Eden Hazardit i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta në stërvitjet e Real Madrid dhe tashmë po shkakton kërdi në kampin e klubit në Kanada.

Anësori belg, i cili ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me ekipin e Zinedine Zidane, u bashkua me shokët e tij të ri para tre ndeshjeve para-sezonale në ditët në vijim.

Dhe duke gjykuar nga këto lëvizje individuale në Montreal, ai duket të jetë në disponim të mirë për të pasur një ndikim të menjëhershëm.

Real Madridi do të marrë pjesë në International Champions Cup për të katërtin vit me radhë.

Ata do të udhëtojnë në Houston në ndeshjen e tyre të parë të turneut më 20 korrik, ku do përballen kundër kampionëve të Bundesligës Bayern Munich.

-->