Hazardi i jep një lajm shumë të keq Real Madridit pas ndeshjes

Futboll 28 Prill 2019 20:00

Eden Hazard i ka dërguar një ‘mesazh’ Real Madridit.

Pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedit, ku ylli belg luajti për 90 minuta në barazimin 1:1, ai ka folur për gjasat e Chelseat në top 4-she.

Chelsea është vendin e katërt me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali i vendit të pestë, e tri më shumë se Manchester Unitedi që është në vendin e gjashtë, përcjell Insporti

Hazard, pas ndeshjes duke folur për Sky Sports, tha se Chelsea është skuadër që e meriton të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Chelsea duhet të luajë çdo vit në Ligën e Kampionëve”, tha Hazard pas ndeshjes për ‘Sky Sports’.

“Është një prej klubeve më të mëdha në botë. Edhe sa i përket vetes time, unë dua që të luaj në Ligën e Kampionëve, por ne do të luajmë [sezonin e ardhshëm]”, përfundoi Hazard, duke lënë të kuptohet se nuk do të lëvizë nga Chelsea këtë verë.

Belgu 28-vjeçar është lidhur me një kalim në Real Madrid, që prej rikthimit të Zinedine Zidane në ‘Santiago Bernabeu’. /Insporti.com/